Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen bashkë vetëm për fëmijët e tyre, pas lajmeve se jetojnë të ndarë

Bota e Yjeve

Kim Kardashian dhe Kanye West bëhen bashkë vetëm për fëmijët e tyre, pas lajmeve se jetojnë të ndarë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 22:17
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West janë të martuar që gjashtë vite, por tani çifti i famshëm raportohet se kanë disa probleme në marrëdhënien e tyre.

Një burim i afërt me yllin televiziv ka thënë për E!News se dyshja janë ‘duke realizuar gjërat e tyre’ dhe se janë ‘përqendruar në ato që janë të rëndësishme për ta’.

“Ata kalojnë shumë kohë larg njëri-tjetrit”, shtoi burimi. “Kim po bën gjërat e saj dhe Kanye po realizon po ashtu gjërat e tij. Ajo nuk e kontrollon atë apo shqetësohet për të”.

Image

Reperi, 43 vjeçar, dhe themeluesja e “Skims”, 40 vjeçe, janë të përkushtuar, megjithatë tek katër fëmijët e tyre. Ata janë prindër të North West, shtatë vjeçe, Saint West, pesë vjeç, Chicago West, dy vjeçe dhe Pslam West, 19 muajsh.

“Ata janë ende një familje dhe bashkohen më shumë për fëmijët”, vazhdoi më tej burimi.

Familja Kardashian-West kanë në plan të festojnë Krishtlindjet, por nuk do jetë si vitet e kaluara për shkak të pandemisë.

Khloe Kardashian zbuloi në Twitter se festa e tyre e Krishtlindjeve nuk do jetë njësoj, derisa rastet me COVID-19 janë çdo ditë e në rritje në Kaliforni.

“Rastet me COVID-19 këtë kohë janë jashtë kontrollit në Kaliforni. Kështu që ne vendosëm të mos bëjmë një festë”, shkroi ajo në Twitter. “Kjo është hera e parë që ne nuk festojmë që nga viti 1978”.

Kardashian dhe West ndërkohë kanë pasur një vit jo edhe aq të mirë, ndonëse deklaruan se nuk do të ndahen. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat