‘Nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen e ikjes tëndë’- Manjola Nallbani humb njeriun e shtrenjtë dhe i dedikon fjalët prekëse: Edhe pse …

Bota e Yjeve

‘Nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen e ikjes tëndë’- Manjola Nallbani humb njeriun e shtrenjtë dhe i dedikon fjalët prekëse: Edhe pse …

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 11:53
Manjola Nallbani

Manjola Nallbani ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes së saj.

Në një postim në Instagram, këngëtarja njoftoi se ditën e sotme është ndarë nga jeta xhaxhai i saj, të cilin ‘e kishte në vend të babit’.

Ajo u shpreh se nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen e ikjes së tij, teksa ndau me ndjekësit një foto krah të ndjerit ku duken shumë të lumtur.

‘Dua të të kujtojmë kështu,’- shkroi Manjola Nallbani krahas imazhit, ndërsa nuk tregoi shkakun e vdekjes së xhaxhait.

‘Une nuk kam fjale ta shpreh dhimbjen e ikjes tende! Dhe pse kishe shpirtin plot se kishe djalin, gruan, vajzat e niperit, vellain e motrat,mua me thoje … nuk te kam mbese te kam goce dhe une te kisha ne vend te babit! Une humba me ty jo xhaxhain po njeriu e mencur, shpirt madh si rralle kush e mikun qe nuk do ma zevendesoje askush! Qofsh i parajses zemra jone! Dua te te kujtojme keshtu??’– i dedikoi fjalët prekëse këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat