Këngëtarja e famshme Natalie Imbruglia u bë nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare.

Bota e Yjeve

Këngëtarja e famshme Natalie Imbruglia u bë nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare.

Nga: D.B. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:47
Natalie Imbruglia

Natalie Imbruglia është bërë nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare. Ajo ka ndarë me gjithë fansat të martën në mbrëmje një foto shumë të bukur e të ëmbël në Instagram teksa mbante dorën e të porsalindurit.

Në përshkrimin që i bëri fotos, këngëtarja e hitit "Torn" zbuloi dhe emrin e të birit: “Mirë se vjen në këtë botë … Max Valentine Imbruglia. Zemra ime po shpërthen #djaliim”. 

Natalie njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë në korrik, pasi iu nënshtrua Fekondimit in Vitro (IVF) me ndihmën e një dhuruesi të spermës.

Image
Image
 
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat