Pas Kim Kardashian, një tjetër figurë e njohur ndërkombëtarisht shpreh mbështetje publike ndaj Anxhelinës!

Bota e Yjeve

Pas Kim Kardashian, një tjetër figurë e njohur ndërkombëtarisht shpreh mbështetje publike ndaj Anxhelinës!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:59
Anxhelina

Ditën e djeshme Anxhelina përfundoi në Instagram-in e Kim Kardashian e cila postoi në Instastory këngën më të fundit të Anxhelinës, “Precious”.

Këngëtarja shqiptare është shoqja më e mirë e grimierit të Kim, Ariel dhe siç duket kjo ka qenë një ndër arsyet pse Kardashian ka publikuar projektin e fundit muzikor të artistes shqiptare.

“Duke treguar dashuri për shoqen e ngushtë të Ariel! Urime Anxhelina”, ka shkruar Kim.

Sigurisht që ky postim e ka lumturuar pafund Anxhelinën, sepse jo të gjithë arrijnë të njihen nga Kim Kardashian dhe aq më tepër të kenë një postim të dedikuar në profilin e saj në Instagram. Anxhelina e ka falenderuar disa herë Kim për mbështetjen, duke vënë në dukje faktin se ajo është një gratë më të suksesshme, por edhe më modeste në botë.

Sakaq, përveç Kim, figura të shumta ndërkombëtare kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj këngëtares. Mes tyre është edhe Shay Mitchel, e cila vetëm në Instagram numëron afro 30 milionë ndjekës.

Ajo ka ndarë në Instastory këngën e Anxhelinës, duke treguar suport maksimal ndaj saj.

Këngëtarja u rikthye me “Precious” pas 9 vitesh mungesë në tregun muzikor dhe përfundimisht tashmë mund të themi se pritja ja ka vlejtur.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat