Ledion Liço u rikthye për pak minuta në ekran!

Bota e Yjeve

Ledion Liço u rikthye për pak minuta në ekran!

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:28
Ledion Liço

Ledion Liço është shkëputur totalisht nga jeta publike dhe të gjithë e ndjejmë mungesën e tij në ekran. Moderatori i njohur tashmë ka marrë rolin e drejtorit të përgjithshëm të kanaleve muzikore Radio Tv të Top Media, ku futet edhe Top Albania Radio.

Duke qenë se mban një peshë të madhe mbi supe si drejtues, Ledioni shfaqet shumë rrallë në media. Ai zotëron një adresë të tijën në Instagram, por nuk publikon asgjë dhe e kemi parë në shumë pak raste në profilet e Sara dhe Lori Hoxhës.

Edhe ditën e sotme ka ndodhur e njëjta gjë dhe Ledioni është shfaqur sërish në adresën e kunatës së tij, Lori. Për këtë herë ndryshe, jo thjesht në një foto. Ai shfaqet në videon e lançimit të linjës së saj të veshjeve, ku vjen në rolin e producentit.

Teksa i duhet të jetë pas kamerave, dhe të drejtojë xhirimet ai shihet i veshur me rroba sportive dhe me super energji që na mungojnë në ekran. Tashmë ai i ka rritur aq shumë flokët dhe i ka kapur bisht mbrapa. Ledioni shfaqet në formë të përkryer fizike dhe si gjithmonë mjaft i kuruar e i kujdesshëm me pamjen e tij.

Krah videos, Lori e falënderon që e ka mbështetur gjithnjë në realizimin e ëndrrave.

Image
Sara, Ledioni

Pas shkëputjes nga ekrani, Ledioni i është përkushtuar më shumë familjes. Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të dy djemve, London dhe Roman, njëri 4 vjeç, ndërsa tjetri festoi pak ditë më parë 1-vjetorin e lindjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat