Mbreti i “Rock and Roll”: fakte nga jeta e Elvis Presley-t

Bota e Yjeve

Mbreti i “Rock and Roll”: fakte nga jeta e Elvis Presley-t

Nga: D.B. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:40
Elvis Presley

Elvis Presley lindi më 8 janar të vitit 1935, në Tupelo, Misisipi. Vëllai i tij binjak, Xhesi, vdiq gjatë lindjes.

Elvisi u rrit i varfër në Tupelo dhe Memphis dhe u punësua si shofer kamioni, pasi mbaroi shkollën e mesme.

Kur ishte 19 vjeç, shkoi në një studio regjistrimi, në Memphis, dhe pagoi 4 dollarë për të regjistruar disa këngë, si dhuratë për nënën e tij. Pronari i studios, Sam Philips, u bë kureshtar nga kualiteti i zërit të tij dhe e ftoi Preslin të praktikohej me disa muzikantë. Pasi Philips e dëgjoi Elvisin të këndonte këngën “That’s All Righ” dhe ai pranoi të publikoi interpretimin nën ekskluzivitetin e Sun Records. Kënga arriti majat dhe kjo shënoi fillimin e karrierës së Preslit.

Në vitin 1955, Sun Records shiti kontratën e tij tek një kompani e madhe regjistrimesh, Radio Corporation America (RCA), për 40.000 dollarë. Regjistrimi i tij i parë për RCA ishte “Heartbreak Hotel” e cila u bë një hit në vitet 1956.

Nga viti 1956 deri në vitin 1958, Elvisi kapi majat muzikore dhe mbushjes së sallave me spektatorë në vitet e rock and rollit

Ai bëri 27 filma në vitet ’60, duke përfshirë G. I. Blues (1960), Blue Hawaii (1961), Girls! Girls! Girls! (1962), Viva Las Vegas (1964) dhe Frankie and Johny (1966).

Në vitin 1967, ai u martua me Prishila Beaulie dhe çifti lindi një vajzë, në vitin 1968, të quajtur Lisa Marie.

Në mesin e viteve ’70, shëndeti fizik dhe mendor i Elvisit u përkeqësua. Ai u divorcua me të shoqen, në vitin 1973, dhe filloi një varësi të rrezikshme nga ilaçet.

Më 16 gusht 1977, Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç. Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues.

Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi ‘country, rock, e bluz’.

Elvis ishte profesionist në karate.

Performimi i parë në radio për Elvis ishte në stacionin WHBQ të Memfisit, në emisionin “The Red, Hot and Blue Right”, në 1954-ën

Performanca e parë para publikut për Elvis ishte në një garë në Mississippi-Alabama dhe Dairy Show. Elvis, u regjistrua për të kënduar, I veshur si kauboj. Performanca e tij e “Old Shep” nga Red Foley e bëri të fitonte çmimin e dytë.

Elvis regjistroi më shumë se 600 këngë në karrierën e tij muzikore, por nuk shkruajti asnjë prej tyre.

Elvis fitoi tre Grammy Awards për regjistrimet e tij hyjnore.

Elvis ishte pagëzuar me emrin Elvis Aron Presley, por në gurin e varrit të tij shkruan Elvis Aaron Presley. Emri me të cilin ai ishte pagëzuar kishte vetëm një `a` në emrin e tij të mesit, por Elvis e ndryshoi për ta bërë atë një emër biblik.

Elvis vinte një kryq, simbol i hebraikëve dhe një yll rreth qafës së tij.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat