Martesë dhe bebe me Can Yamanin, Eva Murati: Do fitojnë llotarinë gjenetike

Bota e Yjeve

Martesë dhe bebe me Can Yamanin, Eva Murati: Do fitojnë llotarinë gjenetike

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:02
Can Yaman

Pak kohë më parë moderatorja Eva Murati ishte në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut. Shkak për këtë u bë një koment në llogarinë e aktorit Can Yaman, i cili i ktheu përgjigje publikisht.

Eva ka refuzuar të tregojë nëse ka komunikuar ndonjëherë me Canin, apo se ç'raport kanë me njëri-tjetrin.

Kureshtja e fansave nuk është shuar ende, madje ka nga ata që duan ta shikojnë të martuar me aktorin.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, një prej tyre i ka shkruar: "Martesë dhe bebe me Can Yamanin?". Eva është shprehur se nëse do ndodhte kjo fëmijët e tyre do fitonin llotarinë gjenetike.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat