Dy muaj pasi deklaroi se do linte gjithçka për të dashurin në Gjermani, Fifi përjeton ndarjen dramatike si në …

Bota e Yjeve

Dy muaj pasi deklaroi se do linte gjithçka për të dashurin në Gjermani, Fifi përjeton ndarjen dramatike si në …

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Fifi

Një tatuazh për të, e konsideroi mashkullin me rol të rëndësishëm në jetën e saj, por me të cilin kishte një marrëdhënie të komplikuar.

E dy muaj pasi këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) zyrtarizoi lidhjen me djalin që jeton në Gjermani, Xhulio Tabakun, duke deklaruar se për të ishte gati të hiqte dorë nga gjithçka, ajo e deklaron veten “single”.

Deklaratën e ka bërë pak net më parë në një bashkëbisedim me ndjekësët e saj në “Instagram”.

E pyetur nga ndjekësit nëse është apo jo në një lidhje, këngëtarja u përgjigj në formë të prerë duke thënë: “JO!”.

Pas kësaj, këngëtarja u pyet edhe për martesën, përgjigjja e së cilës e përforcoi faktin se është “single”.

Image

“Kur do martohesh?”, i shkroi një nga fansat, të cilit Fifi iu përgjigj: “Ka mrri kali, po princin s’e di ku ma kish lon”.

Pak ditë më parë, këngëtarja u vendos përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë: familja apo “stracciatella” (pseudonimi i saj për të dashurin, të cilin e ka edhe tatuazh në trup)?

Këngëtarja u shpreh se edhe “stracciatella” mund të bëhet familja e saj në të ardhmen, prandaj do të zgjidhte këtë të fundit.

Nisur nga kjo, një nga ndjekëset i tha se është habitur nga fakti që ajo e quan “pikë të dobët” personin e zemrës, pasi një ditë ai mund të ndahet prej saj.

E në lidhje me këtë, Fifi shkroi: “Edhe mundet shpirt! Nuk i dihet jetës! Ndoshta e ka bo, ndoshta edhe jo. Kjo çështje besoj nuk ju takon fare me e diskutu me mua. Në fund të ditës është gjëja ime personale, që refuzoj t’ju jap përgjigje. Jo vetëm kësaj, por 80% të pyetjeve lidhur me “stracciatellan”.

Për më tepër, nëse më parë këngëtarja ndiqte vetëm një person në “Instagram”, Xhuljo Tabakun, sot ajo ndjek shumë miq të saj, por jo djalin që jeton në Gjermani.

Pak kohë më parë, Fifi bëri një deklaratë duke treguar raportet që kishte me tre persona: me Flor Mumajesin, me Stresin dhe me Xhuljo Tabakun. Por fjalët, sipas saj, u keqinterpretuan dhe duket se kjo e ka bezdisur këngëtaren.

Image

Për këtë arsye, nëpërmjet një postimi të gjatë në “Instastory”, Fifi sqaronte se është e dashuruar, por s’ka asgjë më shumë për të thënë.

“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do t’ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar. Ndërkohë, zonja dhe zotërinj, m’keni prek n’familje, m’keni prek n’kallo”, shkruante ajo ndër të tjera.

Fifi gjithashtu tregoi se mbase ishte faji i saj që kishte zgjedhur të ishte sociale dhe të ndante me të tjerët pothuajse çdo moment nga jeta e saj e përditshme.

Por tashmë është fakt që vetëm dy muaj pasi foli hapur për djalin me të cilin mbajti lidhje në distancë, ajo tashmë është ndarë.

Miq të afërt të këngëtares kanë treguar se ajo përjeton të njëjtën dramë që dominon këngët e saj të dashurisë.

Shkak për ndarjen është bërë pikërisht lidhja në distancë dhe xhelozia si ndjenjë i ka detyruar t’i japin fund me kaq, në vend të një torture të tillë.

RRËFIMI I FIFIT PËR JETËN E SAJ: ME PARA NUK I BLEN DOT NJERËZIT

Image

Lidhja e këngëtares së njohur Filloreta Raçi (Fifi) me të dashurin e saj, Xhulion, është komentuar shumë nëpër media.

E ftuar në emisionin “Roped with Olsi” të Olsi Bylykut, para se të ndahej, ajo foli për lidhjen e saj dhe nëse ajo do të kishte lënë gjithçka këtu për t’u larguar në Gjermani tek ai.

Fifi foli aq shumë për personin e saj të zemrës saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, e cila vendosi të heqë nga lista e personave të “Instagramit” që ndjek të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit, i cili është Xhulio.

Këngëtarja tregoi se djali jeton në Gjermani. Olsi e pyeti nëse do të hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për t’u zhvendosur në Kosovë ose Gjermani, dhe a do të largohej ajo nga emisioni “Shiko Kush Luan”, nëse do t’i ofrohej një pagë më e mirë?

“Kam jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do të rikthehem. Ndërsa për pyetjen e dytë, jam shumë e familjarizuar me ekipin, stafin edhe nuk të bën paraja njeri. As me pare s’mundesh me ble shoqëri, as me pare s’mundesh me ble njerëzit. Mundesh me ble rroba, por jo njerëz të mirë, që duan të jenë aty”, është shprehur Fifi.

Përmes një loje nga emisioni, ajo duhej të zgjidhte mes tre personave që do të shfaqeshin në ekranin e emisionit, të cilët ishin Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj, Xhuljo, kurse pyetja ishte: “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke pasur një romancë?”.

“Sipas portaleve, me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam pasur asgjë. Por e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Fifi.

Një gjë është e sigurt: që Fifi ishte e dashuruar aq marrëzisht pas djalit të pasionuar pas futbollit, aq sa më mirë mund të kuptohet në tekstin e këngës së saj “Marova”.

Në “Shiko kush Luan” ajo zbuloi se dashurinë për partnerin e saj e kishte “gdhendur” në trup, duke e bërë tatuazh emrin me të cilën e përkëdhel.

Gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, Fifit iu bë kjo pyetje: “Të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet ‘Stracciatella’. Na trego sot kuptimin ose ha…”.

Fifi vendosi të mos hajë, por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi. “’Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf! Aq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.

DASHURIA QË TRANSFORMOI FIFIN, NGA MBIPESHË TANI NË MODELE “INSTAGRAM”-I

E duket se dashuria për Xhulion e motivoi Fifin që të transformohej edhe në pamje, duke u shndërruar në një vajzë elegante. Pak kohë më parë ajo postoi një foto në “Instagram”, duke i bërë të gjithë të fërkojnë sytë pasi jo vetëm s’është mbipeshë, por ka skalitur format fizike.

Në foton ku pozonte e ulur në një bar, binte në sy beli i ngushtë njësoj si i modeleve, që do të thotë se ndryshimi në pamjen e saj është drastik. Kështu, të gjithë nisën me pyetjet e tipit se si u dobësua kaq shpejt dhe kaq bukur, ndërkohë që betejën me kilet e nisi gati një vit më parë.

Vendosi ta ndryshonte pamjen e saj dhe, siç shihet, ndryshimi ka ndodhur. Në fotot e fundit të postuara në rrjetin social “Instagram”, ajo duket mjaft elegante, duket pozuar si një modele e vërtetë “Instagram”-i. P

o si u dobësua Fifi? U tha në fillim se këngëtarja kishte zgjedhur të dobësohej përmes vendosjes së balonit gastrik në stomak, fakt që më vonë e mohoi. Ajo ka folur për transformimin e saj në ekran, si dhe gjatë live–ve që ka bërë nga “Instagram”-i i saj.

Këngëtarja është shprehur se komentet e njerëzve për peshën e saj nuk kanë qenë aspak shtysë për t’u dobësuar, përkundrazi. Më tej, Fifi tha se dobësimi ishte thjesht për arsye shëndetësore, pasi ndihet shumë e lumtur me trupin e saj.

“Kam futur balonën e gastritit me u dobësu demek. Nuk vendosa me u dobësu, se njerëzit më kanë thënë që të dobësohem. Kur më kanë thënë njerëzit dobësohu, unë i kam shtu dhe 20 kile. E mora këtë vendim sepse kam pak probleme me shtyllën kurrizore dhe kjo vinte prej mbipeshës. Është dashur të gjej një zgjidhje pakëz më të shpejtë, meqë jam çik përtace dhe nuk i kam shumë qejf palestrat. Gjithsesi kam filluar pak me ushtrime fizike”, tha Fifi.

Ndërkohë, edhe pse mbipeshë, pak kohë më parë Fifi u bë pjesë e lajmeve rozë për afrimet dhe largimet e saj të bujshme me djemtë e muzikës.

Ndërkaq, Fifi gjatë karantinës i dedikoi një postim të dashurit, me të cilin la të kuptohej se po jetojnë një lidhje në distancë. E tashmë pas ndarjes urojmë që mos t’i kthehet pasionit për ushqimin e të fitojë sërish kilet e humbura nga mërzia!

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat