“Bashkëshortes i thanë se duhej të abortonte”- Lyrical Son rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

Bota e Yjeve

“Bashkëshortes i thanë se duhej të abortonte”- Lyrical Son rrëfen momentet më të vështira të jetës së tij

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:27
Lyrical Son me bashkëshorten dhe vajzat

Lyrical Son ka treguar se është një baba dhe bashkëshort shumë i përkushtuar.

Në rrjetet e tij sociale nuk mungojnë foto familjare me partneren e jetës, Gresën, si dhe me dy vajzat, Evën dhe Erikën.

Së fundmi, reperi ka ndarë me publikun detaje shumë të rëndësishme nga jeta e tij, teksa ishte i ftuar tek “Prive”.

Festimi (emri i vërtetë) ka treguar se cilat janë pesë datat më të rëndësishme për të, si dhe ka zbuluar shtatzëninë e vështirë të partneres, së cilës iu kërkua të abortonte.

“Kur kemi marrë vesh që Gresa është shtatzënë, lajmin e parë e kemi marrë vesh në Prishtinë, dhe po thoshte është pak e dyshimtë, m’i preu këmbët ajo gjinekologia.

Pas 2-3 javëve e kontrollojmë edhe njëherë dhe më pas shkuam edhe te një gjinekologe tjetër. Ajo i tha që ‘ti ke qesen e fëmijës, por embrion nuk ke, nuk ka fryt’, kështu që duhet bërë abort. Edhe pse ishte fillimi, ai lajm ishte i keq dhe askush nuk do donte ta dëgjonte atë”,- tha Lyrical Son.

Ai tregoi se gjetën mbështetjen te mjekët e duhur, mes të cilëve edhe nëna e mikut të tij të ngushtë dhe bashkëpunëtorit, MC Kresha. Kjo e fundit u ka thënë se nuk ka nevojë për abort, e këtë gjë e kanë dëgjuar më pas edhe nga mjekë të tjerë.

“I ndërruam 2-3 mjek dhe kur ma bëri Kresha: ‘O Festim, a je budalla apo çfarë je?’, dhe tha: ‘Hajde shkojmë te mjeku që duhet’.

Dhe unë e përshëndes nënën e Kreshës, sepse është e vetmja mjeke, e cila na ka udhëzuar të bëjmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kur kemi shkuar aty na ka thënë: ‘Shiko vajza ime, këtu po shohim çfarë po shfaq ekrani, mirëpo nuk të kisha thënë me abortu, sepse nuk i dihet, nuk bën’.

Të njëjtat fjalë na i ka thënë mjeku në Shkup, i cili na e ka bo terapinë e njëjtë që e ka shkru edhe nëna e Kreshës edhe e kemi marrë atë terapi, për 10 ditë regjim shtrati, disa ilaçe dhe kur kemi shkuar pas 10 ditësh kemi shkuar pa shpresa.

Prapë kemi shkuar kinse ta abortojmë, dhe na ka thënë: ‘Çfarë po doni të abortoni, a doni të ia dëgjoni pulsin fëmijës’”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat