Egli tregon foton e parë vetëm me Olsin!

Bota e Yjeve

Egli tregon foton e parë vetëm me Olsin!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:28
Egli, Olsi

Nëse themi Olsi Bylyku dhe Egli Tako kemi thënë një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata zyrtarizuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas, duke na vjedhur zemrat të gjithëve me ëmbëlsinë e tyre.

Shpesh ndajnë video gazmore me ndjekësit, duke treguar rreth marrëdhënies së tyre veshur me nota humori, sikundër i takon Olsit.

Disa javë më parë, Egli ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit, ku ndër të tjera është pyetur për foton e parë që ka me Olsin dhe është pikërisht kjo, së bashku me Lorenc Hasramën.

Për ata që nuk e dinë është pikërisht Lorenci “shkaktari” i njohjes së tyre. Lorenci ka qenë mik i Eglit dhe bashkëpunëtor, shok fëmijëri dhe i pandarë i Olsit.

Kështu, gjatë takimeve të rastësishme me të dy njëherësh, një dashuri e bukur lindi mes Olsit dhe Eglit, të cilët kanë dy vite së bashku.

Megjithatë, duke iu bashkuar trendit “Show me a picture of”, mbrëmjen e djeshme Egli ka treguar foton e tyre të parë vetëm dhe është kjo:

Siç shihet edhe në foto Egli ka dalë pa mendje, duke shkruar edhe me nota humori

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat