Modelja e njohur bëhet nënë për herë të dytë: Ja emri i të voglit!

Bota e Yjeve

Modelja e njohur bëhet nënë për herë të dytë: Ja emri i të voglit!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Greis Petroviç, Emel

Pritja e ëmbël ka marrë fund dhe Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo ka sjellë në jetë një djalë në datën 2 dhjetor, por lajmin e bukur e ndau me ndjekësit vetëm ditën e sotme në ditën e Krishtlindjeve.

Ajo ka publikuar për ndjekësit në Instagram një foto shumë të bukur ku shihen duart e saj, bashkëshortit, të bijës dhe të sapoardhurit në jetë.

Teksa uron ndjekësit, ajo shkruan se dhurata e tyre për këtë vit është i vogli, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Andrea.

Kujtojmë se modelja nuk kaloi një shtatzëni të lehtë pasi ajo u infektua me Covid-19 në muajin e nëntë.

Në intervista të ndryshme ajo ka treguar se e kaloi me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke.

Greis ka treguar se shtatzënia e dytë ishte një surprizë në kohë pandemie, gjë e cila i kishte shkaktuar një mori ndjenjash, por sigurisht i ka sjell edhe lumturi të madhe.

Kjo ishte një shtatzëni surprizë në kohë pandemie. Sapo ishim izoluar kur mora vesh lajmin që do të bëhesha sërish nënë. Më pushtuan shumëllojshmëri ndenjash: gëzim, frikë se ndodheshim në një situatë të pazakontë, lumturi, por edhe pak keqardhje për Emelin, se më dukej shumë e vogël për t’ju zhvendosur vëmendja.

Ndërkohë, Greis është nënë e vogëlushes Emel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat