Oriola Marashi e veshi para teje, Nicki Minaj bën ‘xing’ me modelen dhe atë mezi po e mban vendi!

Bota e Yjeve

Oriola Marashi e veshi para teje, Nicki Minaj bën ‘xing’ me modelen dhe atë mezi po e mban vendi!

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 08:55
Nicki Minaj

Pak minuta më parë reperja me famë botërore ka postuar një foto në rrjetet sociale me partnerin e saj për të uruar të gjithë fansat për Krishtlindje.

Ajo shihet e veshur me një fustan të bardhë, teksa flokët i ka lyer në ngjyrë çokollatë. “Gëzuar Krishtlindjet” ka shkruar ajo krah fotos.

Mirëpo, nëse për disa kjo është thjesht një foto urimi për Oriola Marashin nuk duket aspak kështu.

E dini pse? Sepse fustanin që ka veshur reperja e ka veshur modelja shqiptare kohë më parë. Ajo ka nxituar menjëherë të hedhë një story, ku ka treguar surprizën e ditës, e cila i ka pëlqyer shumë.

“O zot @nickiminaj. Kam veshur të njëjtin fustan si mbretëresha @nickyminaj!”

Kjo nuk është hera e parë që Oriola bën “xing” me artiste të njohura ndërkombëtare, pasi disa kohë më parë edhe Cardi B veshi një fustan që Oriola e kishte veshur më herët.

Oriola këto kohë ka pasur disa projekte ndërkombëtare, ku shpesh ka qenë imazhi kryesor në disa fushata modelingu në Turqi e vende të tjera.

Sakaq pritet që modelja të publikojë së shpejti edhe një këngë të saj dhe këtë sekret e ka zbuluar para disa kohësh e ëma, Xhoi Jakaj.

Ajo tregoi se modelja ka studiuar për 9 vite muzikë klasike dhe se është mezzosoprano.

Xhoi tha se kënga e Oriolës mund të jetë një përzierje mes dy zhanreve të ndryshme, por nuk dha shumë detaje të tjera.

Nga ana tjetër vetë Oriola nuk ka reaguar ende në lidhje me këto lajme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat