Teuta Krasniqi sjell së bashku me burrin dhe dy vajzat fotosesionin e fundvitit

Bota e Yjeve

Teuta Krasniqi sjell së bashku me burrin dhe dy vajzat fotosesionin e fundvitit

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 10:01
Teuta Krasniqi, Adonisi dhe vajzat

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me fansat fotografi të ndryshnme nga përditshmëria apo këshilla për një jetë të shëndetshme, pasi tash e sa kohë promovon jetesën vegane.

Së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, Adonisi, kanë realizuar një set të veçantë fotografik për festat e fundvitit.

Çifti kanë pozuar së bashku me vajzat e tyre, Tara dhe Kaimana, pranë pemës së vitit të ri, ndërsa kanë uruar festat.

“Urimet më të përzemërta për vitin 2021, nga familja jonë. Shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja”, ka shkruar aktorja Krasniqi në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Teuta duket mjaft tërheqëse teksa pozon e buzëqeshur pranë bashkëshortit dhe dy vajzave.

Ajo dhe vajzat e saj zgjodhën dukjen me ngjyrë rozë për këtë fundvit, ndërsa dukeshin mjaft bukur me këtë dukje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat