Iggy Azalea publikon fotografi të rralla me djalin e saj, Onyx

Bota e Yjeve

Iggy Azalea publikon fotografi të rralla me djalin e saj, Onyx

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:21
Iggy Azalea

Rep-artistja me prejardhje nga Australia, Iggy Azalea, është ndër personazhet që u bë nënë për herë të pare.

Që nga atëherë ajo ka zgjedhur të jetë më e konservuar sa i përket jetës personale, duke mos u shfaqur shpesh në publik, shkruan Mirror.

Por, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar fotografi të rralla së bashku me djalin e saj, Onyx.

Fotografia ishte e formatit bardh e zi, derisa Iggy mbante në duar e duke përqafuar vogëlushin.

Krijuesja e hitit “Fancy” këtyre ditëve ka dhënë deklarata të rënda sa i përket babait të fëmijës.

Ajo e kishte quajtur ‘mbeturinë’, disa ditë para se të festonte festën e Krishtlindjeve.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat