“Dashuroni edhe nëse s’do e keni kurrë”- Fifi i bëri sërish të gjithë lëmsh, flet për mashkullin që i rrëmbeu zemrën: Duan ta zënë më duket

Bota e Yjeve

“Dashuroni edhe nëse s’do e keni kurrë”- Fifi i bëri sërish të gjithë lëmsh, flet për mashkullin që i rrëmbeu zemrën: Duan ta zënë më duket

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 19:52
Fifi

Këngëtarja e njohur Fifi i bëri të gjithë sërish lëmsh me deklaratat e saj për mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.

Pak kohë më parë ajo pranoi se ishte e lidhur, madje tregoi tatuazhin “stracciatella” që i kishte dedikur atij. Gjithashtu Fifi i fshiu të gjithë nga rrjetet sociale dhe ndiqte vetëm Xhulio Tabakun.

Megjithatë duket se lumturia e tyre zgjati shumë pak, pasi në një mini-intervistë me ndjekësit, këngëtarja teksa u pyet nëse është e lidhur u përgjigj: “Jo!”

Image

Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja zhvilloi një tjetër bashkëbisedim me ndjekësit, të cilët ishin kuriozë të dinin nëse është akoma me djalin që dashuron.

“Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë… Ama s’ka më të bukur se dashuria… thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë,”– u përgjigj ajo duke lënë të nënkuptohet se është e dashuruar, por jo pranë njeriut të zemrës.

Ndërsa një tjetër e pyet: “Çfarë kanë njerëzit me dashurinë tënde? Të mbytën!”

Image

Dhe Fifi iu përgjigj: “Duan ta zënë më duket! Është shumë i mirë, bile s’ka ma të mirë se ai prandaj jam dashuruar me të, por vetëm se problemi është se nuk do ua tregoj kurrë kush është.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat