Ky është reperi shqiptar 20-vjeçar që mburret me jetën luksoze jashtë vendit dhe tregon se si të hysh ilegalisht në Britani

Bota e Yjeve

Ky është reperi shqiptar 20-vjeçar që mburret me jetën luksoze jashtë vendit dhe tregon se si të hysh ilegalisht në Britani

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Dijonis Biba

Një reper shqiptar ka realizuar disa video përmes të cilave tregon se si përmes pasaportave të falsifikuara mund të hysh ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Udhëzimet nga Dijonis Biba përfshijnë këshilla për përdorimin e kartave të identitetit të rreme dhe zbulojnë se cilat aeroporte nuk do ta kuptojnë se dokumentet tuaja nuk janë të vërteta, edhe pse janë parë më shumë se 100 mijë herë, raporton “The Sun”.

20-vjeçari, me origjinë nga veriu i Shqipërisë, ka në rrjete sociale foto duke pozuar pranë makinave dhe vendeve të shtrenjta. Ai gjithashtu ka përdorur “video udhëzuese” të publikuara në YouTube për t’u mburrur me njohuritë e tij se si mund të futesh ilegalisht në Britani.

Biba përshkruan hapur se si ai erdhi në Britani ilegalisht dhe se çfarë do të bënte nëse do të zbulohej.

Në një video, të regjistruar fillimisht në llogarinë e tij në Instagram dhe më pas e publikuar në YouTube, ai përdori një hartë të “Google” për të treguar rrugën përmes së cilës një mik shkoi në Angli duke përdorur një kartë identiteti të rreme italiane.

Ai përfshinte udhëtimin me autobus nga Shqipëria në Barcelonë dhe më pas rrugën për në një aeroport të vogël spanjoll, të cilin “Daily Mail” ka vendosur të mos e përmendë.

“Ky aeroport nuk përdoret nga shumë njerëz për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Blini një biletë në internet dhe merrni një taksi për t’ju sjellë në aeroport.

Ecni ngadalë ndërsa i afroheni portës së hyrjes dhe përdorni kodin e shiritit të biletave në telefon. Pastaj ecni te kontrolli me skaner. Pastaj shkoni në vendin më të rëndësishëm ku duhet të tregoni kartën tuaj të identitetit.

Duhet të buzëqeshësh si një djalë italian. Në këtë aeroport ID-ja juaj do të tregohet si e vërtetë pavarësisht se ajo është e falsifikuar. Ky është vendi ku aeroplani është parkuar, pastaj lart në ajër”,- tha ai në video.

Videoja, e postuar më 17 maj, ka grumbulluar më shumë se 70,000 shikime.

Në një video të publikuar në shtator të vitit të kaluar, e cila është parë 30,000 herë, ai përshkroi se si Irlanda mund të përdoret si një derë e pasme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur karta identiteti rumune të rreme.

“Merrni karta false dhe nga Spanja nisuni për në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë ju do të merrni një kartë tjetër identiteti të rreme që kushton 300 euro, dhe më pas do të merrni një aeroplan për në Londër”,- tha ai.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga një shikues, Biba shpjegoi se ai ishte në Londër megjithëse po mendonte të kthehej në Francë. Ai tha se e mori pasaportën e rreme rumune nga një mik.

Dhe kur një ndjekës e pyeti çfarë do të bënte nëse do të kapej, ai tha se  do të shkonte në Dublin, aty ku ata i morën shenjat e gishtave kur mbërriti në vend.

YouTube ka refuzuar të heqë videot, duke pretenduar se ato nuk shkelin politikat e faqes. Kjo sepse, videot tregojnë përvojën e shqiptarit, por nuk japin shërbime apo informacione të hollësishme për të ndihmuar njerëzit që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat