“Nuk jam dashuruar kurrë“- Kejvina Kthella befason me deklaratën dhe zbulon kur ka dhënë puthjen e fundit: Ja fjala më e ndyrë që përdor

Bota e Yjeve

“Nuk jam dashuruar kurrë“- Kejvina Kthella befason me deklaratën dhe zbulon kur ka dhënë puthjen e fundit: Ja fjala më e ndyrë që përdor

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:05
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e saj private pasi u përfol për një lidhje me Redjan Rrajën dhe reperin, Seven Saraqi.

Por ish-velina seksi asnjëherë nuk ka pranuar lidhjet, ndërsa së fundmi befasoi me deklaratën teksa pohoi se nuk është dashuruar asnjëherë.

Ndërsa mes dashurisë dhe karrierës, zgjodhi këtë të fundit.

Image

“Në dashuri nuk besoj se kam rënë ndonjëherë, nga shkallët po, shpesh. Gjithandej kam rënë, vetëm në dashuri jo. Nuk kam arritur akoma që të bëj cmendurira, të lë gjithcka për partnerin tim. Nuk ka bërë asnjë zemra bam. Mes dashuria dhe karrierës zgjedh këtë të fundit, për tani e mendoj kështu. Po erdhi dashuria, por nuk do rri ta pres,”- tha ajo e ftuar në “Binjakët Show”.

Kejvina Kthella zbuloi se puthjen e fundit e ka dhënë para dy javësh.

“Kur e ke dhënë puthjen e fundit?”- u pyet ajo.

Image

Ndërsa ish-velina u përgjigj: “Para dy javësh.”

“Me gocë apo me cun?”– iu drejtua një pyetje tjetër.

“Besoj se ishte cun, se nuk i dihet“– shtoi Kejvina Kthella duke qeshur.

Image

Ajo u shpreh se nuk përdor fjalë banale dhe “fjala më e ndyrë që thote është ‘ik mos më caj by*ën’.”

Ndërsa pyetjes se kush mendon se është vajza më seksi, Kejvina Kthella iu përgjigj: “Shqipëria ka shumë vajza të bukura, por do thosha Oriola Marashi!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat