Çifti kanë rezervuar surprizën më të bukur për fundvit

Bota e Yjeve

Çifti kanë rezervuar surprizën më të bukur për fundvit

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:06
Olsi Bylyku, Egli Tako

Para disa muajsh Olsi Bylyku nis eksperiencën e re si personazh televiziv, duke drejtuar spektaklin “Roped with Olsi”, që vjen në formën e një “late night show”. Deri më tani ai ka pasur personazhe të njohur të ftuar në spektaklin e tij, por surprizën më të bukur duket se e ka rezervuar për fundvit. Mbrëmjen e nesërme aktori i humorit do të ketë të ftuar në emision të dashurën e tij, Egli Takon.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Olsi përmes disa postimeve në Instagram, në të cilat ka falenderuar publikisht partneren që ka pranuar ftesën.

“Shumë surpriza nesër. Faleminderit që e pranuar ftesën”, ka shkruar Olsi.

Image
Insta

Por nuk mbaron e gjitha me kaq, sepse çifti kanë rezervuar edhe disa gjëra të tjera për publikun. Ai ka postuar një video në të cilën shihet i ulur ballë për ballë me Eglin e duket sikur janë në studion e Meriton Mjekiqit në “Gjoni Black Entertainment”, ku shumë repera kanë bërë “freestyle”. Olsi ka treguar se edhe Egli ka talent në muzikë (Duke qenë se edhe ka studiuar në shkollë) dhe se madje e ka ndihmuar me disa tekste këngësh. Ndoshta çifti kanë zgjedhur këtë mënyrë për të na e vërtetuar këtë gjë, por mbetet ta shohim mbrëmjen e nesërme se çfarë do të ndodhë me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat