Vlashent Sata zyrtarizon lidhjen me Dojna Memën!

Bota e Yjeve

Vlashent Sata zyrtarizon lidhjen me Dojna Memën!

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 23:28
Vlashent Sata, Dojna Mema

U raportua që para një viti se Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë në një lidhje, asnjëri prej tyre nuk e pranoi këtë gjë.

Madje disa muaj më parë, kur pranoi publikisht se po jeton një romancë të bukur, Dojna tha se nuk është Vlashenti i dashuri i saj dhe se fotot e tyre në vende të njëjta janë thjesht rastësi.

Por, ju e dini tashmë se të gjithë personazhet publike kalojnë në të njëjtën rrugë për pranimin e lidhjeve të tyre dhe dyshja simpatike sapo e ka zyrtarizuar romancën e tyre.

Vlashenti ka publikuar pak minuta më parë një video me moderatoren, ku ka bërë një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan mbrëmjen.

Dojna ka qenë në qendër të mediave këto muaj sepse ka patur zhvillime jo pak të rëndësishme nga jeta e saj, personale dhe profesionale.

Fillimisht, ajo pushtoi mediat me largimin e papritur nga Top Channel, së fundmi edhe me rikthimin e saj. Ndonëse lart e poshtë kishte 1 vit që flitej për romancën e saj me këngëtarin, vetëm në muajin shtator ajo postoi në Instagram disa foto ku shihej e kapur për dore me të dashurin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat