Suprizë! Aktorja e famshmë është bërë nënë për herë të parë në verë dhe na e ka mbajtur të fshehtë

Bota e Yjeve

Suprizë! Aktorja e famshmë është bërë nënë për herë të parë në verë dhe na e ka mbajtur të fshehtë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:04
Constance Wu

Aktorja e njohur Constance Wu është bërë nënë disa muaj më parë dhe na e ka mbajtur të fshehtë.

Ylli i “Crazy Rich Asians” mirëpriti në jetë një vajzë me të dashurin muzikant Ryan Kattner gjatë verës, konfirmoi menaxheri i saj Larry Taube për USA TODAY.

Ky është fëmija i parë për Wu dhe Kattner, i cili performon në grupin rok “Man Man“ nën emrin e artit Honus Honus.

Aktorja e ruan me fanatizëm jetën e saj personale dhe nuk e ndau shtatzëninë me fansat.

Madje edhe nga rrjetet sociale është “zhdukur“. Për herë të fundit në Instagram ka postuar në maj dhe në Twitter në 2019-ën.

Ndërsa Kattner është më shumë aktiv në rrjetet sociale por nuk ka bërë asnjë koment për ardhjen në jetë të vajzës.

Në vitin 2018, Wu tregoi reagimet e ashpra me të cilat u përball për lidhjet me meshkuj që nuk ishin aziatikë.

“Urrejtja dhe kritikat e çdo forme nuk janë të mira. Unë jam shumë i sigurt në zgjedhjet që bëj dhe pse i bëj,”– u shpreh ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat