Pasi tha se nuk bënë dot seks, Miley Cyrus deklaron se e ka puthur Dua Lipën!

Bota e Yjeve

Pasi tha se nuk bënë dot seks, Miley Cyrus deklaron se e ka puthur Dua Lipën!

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Dua Lipa dhe Miley Cyrus

Miley Cyrus gjatë një interviste të dhënë kohëve të fundit në rrjetin radiofonik britanik “Heart”, u pyet nëse do të preferonte të puthte Dua Lipën apo Cardi B.

Për të dhënë këtë përgjigje, këngëtarja u vonua pak, por në fund i surprizoi të gjithë me përgjigjen e saj, raporton “Daily Mail”.

“Unë e kam puthur tashmë Dua-n,”- tha këngëtarja. “Ndoshta Cardi. Më pëlqen të bëj gjëra që nuk i kam bërë kurrë më parë, diçka të re. Unë do të puthja Cardi-n,”- vazhdoi ajo.

Disa javë më parë, e ftuar në emisionin “Stern Show”, Miley ka folur reth këtij bashkëpunimi dhe sigurisht nuk munguan as disa deklarata bombastike nga ana e saj.

Moderatori i emisionit u shpreh se Miley dhe Dua duken sikur bëjnë seks në videoklip, por këngëtarja është shprehur se nuk e kanë pasur rastin për diçka të tillë.

“Nuk bëmë seks. Dua Lipa ma kujton vazhdimisht këtë gjë. Në fakt nuk kam pasur kurrë ëndrra erotike me Duan. Nuk munda të bëja seks me të fatkeqësisht”, është shprehur Miley.

Këngëtarja më pas ka theksuar se artistja me origjinë shqiptare është e lidhur me Anwar Hadid.

“Në fakt, nuk dua aq shumë të bëj seks me të, sepse e njoh shumë mirë si shoqe. Por po pretendeoj se kemi bërë seks, sepse kemi shumë pamje të tilla në videoklipin tonë.

Por dua të bëj seks me të gati-gati 5%. Tani që po e mendoj, akoma më shumë dua ta bëj. Dua është super-seksi! Ka pasur shumë gjëra që nuk kam dashur t’i bëj, por kur i kam pasur përpara, i kam bërë. Nuk e di”,- është shprehur Miley Cyrus.

Këngëtarja ka pranuar më herët se është biseksuale, madje pas ndarjes nga Liam Hemsworth nisi menjëherë një lidhje me një vajzë, por nuk zgjati shumë.

Miley dhe Dua sollën në nëntor bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Prisioner” që pati goxha sukses.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat