Gashi duke kërcyer valle popullore shqiptare dhe bën një premtim!

Bota e Yjeve

Gashi duke kërcyer valle popullore shqiptare dhe bën një premtim!

Më: 1 janar 2021 Në ora: 12:52
Gashi

Gashi është një nga shqiptarët më të njohura ndërkombëtarisht e dita-ditës po ngjit shkallë më të larta.

Pavarësisht të gjithave ai nuk e ka harruar origjinën e saj dhe këtë na e ka treguar shpesh, sidomos në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit elemente të kulturës shqiptare, madje edhe ato anë jo shumë të bukura.

Madje, madje, ai e ka shprehur edhe dëshirën që gruaja e tij e ardhshme të jetë shqiptare.

Ndonëse flet shpesh për dasmat dhe nuset shqiptare, Gashi është tejet i rezervuar rreth jetës personale dhe nuk preferon t’i ndajë me fansat romancat e tij. Momentalisht nuk dimë të themi nëse është ‘single’ apo jo, por mezi po presim të mësojmë më shumë rreth jetës së tij personale.

Mbrëmjen e djeshme menjëherë pasi ora shënoi 00:00 reperi ka publikuar një video duke kërcyer valle popullore shqiptare, teksa ka shkruar “2021, do t’i shndërrojë show-t e mi në dasma shqiptare!”

Disa javë më parë Gashi ka nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të Sony Music Entertainment, që është kompania muzikore më e njohur në mbarë botën.

Këtë vit, ai është përqëndruar tek albumi i fundit, që mban titullin “1984”. Në një postim në Instagram Gashi tregoi se e quajti albumin “1984” sepse vuan nga ankthi dhe gjen paqe vetëm kur është në shtëpi duke parë filma ose duke dëgjuar muzikë të viteve ’80.

Pak kohë më parë, reperi i njohur ka sjellë bashkëpunimin e ëndrrave me Sting duke shënuar një hap goxha të rëndësishëm për të.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat