Bashkë apo larg njëri-tjetrit? Ja si e kaluan natën e ndërrimit të viteve Mozzik dhe Loredana Zefi

Bota e Yjeve

Bashkë apo larg njëri-tjetrit? Ja si e kaluan natën e ndërrimit të viteve Mozzik dhe Loredana Zefi

Më: 2 janar 2021 Në ora: 14:32
Mozzik dhe Loredana Zefi

Mozzik dhe Loredana Zefi nuk e kaluan bashkë natën e ndërrimit të viteve.

Reperja e kaloi mbrëmjen me familjarët dhe Hanën, vajzën e saj, por pa Mozzik, i cili ishte në Kosovë me prindërit dhe Getinjon.

Fillimisht ishte Loredana ajo që postoi disa foto me Hanën në Instagram, duke uruar ndjekësit për Vitin e Ri. Ato publikuan disa poza shumë të ëmbla, teksa të gjithë pyesnin “Ku është Mozzik?”.

Image

Më pas Getinjo ndau një portret shumë të adhurueshëm me Mozzik dhe prindërit e tyre në Instagram, duke na bërë të kuptojmë se reperi ndodhet me ta në Kosovë dhe jo me të bijën dhe Loredanën.

Getinjo tregoi dje se për herë të parë pas 5 vitesh po e kalon natën e ndërrimit të viteve me familjen.

Kjo mund të vlejë edhe për Mozzik, i cili si një nga artistët më të dashur shqiptar, ka qenë gjithnjë i angazhuar me koncerte.

Mozzik dhe Loredana kanë qenë padyshim dyshja më e komentuar e këtij viti.

Image

Ribashkimi i tyre i shumëpërfolur, shenjat që ata kanë dhënë herë pas here se mund të jenë sërish çift kanë qenë kryefjala e mediave rozë për 2020-ën.

Pikërisht këto shenja i kanë bindur fansat se ata të dy janë sërish bashkë si çift, mirëpo këtë nuk e ka konfirmuar as njëri e as tjetri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat