Befason këngëtarja shqiptare, i dedikon këngë partneres së ish-të dashurit të saj

Bota e Yjeve

Befason këngëtarja shqiptare, i dedikon këngë partneres së ish-të dashurit të saj

Më: 2 janar 2021 Në ora: 18:50
Kleoniki Delijorgji

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Soiree”.

Vitin që lamë pas, ajo publikoi këngën e saj të parë, të titulluar “Purified”.

Aktualisht ajo po përgatit albumin e saj, detaje për të cilin i ka rrëfyer në “Soiree”.

Niki tha se një ndër këngët që do të lançojë së shpejti është dedikim për të dashurën e ish-të dashurit dhe titullohet “Perëndeshë si unë”.

“Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie. Shumica e njerëve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë. Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij. Kënga ime tjetër në fakt quhet “Goddess like me” domethënë, “Perëndeshë si unë” dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”, tha ajo në ABC News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat