Xhemi tha se ka hequr dorë nga televizioni, por me deklaratën e fundit na habiti të gjithëve!

Bota e Yjeve

Xhemi tha se ka hequr dorë nga televizioni, por me deklaratën e fundit na habiti të gjithëve!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:49
Xhemi

Xhemi Shehu u shpreh në një intervistë për revista “Who” se kishte hequr dorë përfundimisht nga televizioni. Ajo tha se e ka mbyllur kapitullin e televizionit me “Portokallinë” dhe se nuk do t’i kthehej më.

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi,  dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”, u shpreh Xhemi duke shtuar se këtej e tutje do t’i dedikohet familjes së saj.

Mirëpo duket se ajo ka ndryshuar mendim dhe ky nuk është vendimi i saj final. Së fundmi Arbana i ka bërë një intervistë Xhemit përmes ndjekësve të saj. Këta të fundit janë interesuar nëse Xhemi do të rikthehet sërish në Top Channel. Ndërkohë që ne prisnim që ajo të përgjigjej me një “JO” absolute, në fakt Xhemi bëri një deklaratë që na habiti të gjithëve.

“Çështje kohe”, tha Xhemi dhe përgjigja e saj u shoqërua me ovacione nga Arbana.

Siç duket ajo ka ndërruar mendim, ose është ende e lëkundur në vendimin e saj final. Megjithatë na mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me Xhemin dhe karrierën e saj në televizion.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat