Can Yaman në një lidhje me gazetaren e sportit? Ja çfarë thuhet rreth romancës së tyre!

Bota e Yjeve

Can Yaman në një lidhje me gazetaren e sportit? Ja çfarë thuhet rreth romancës së tyre!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:43
Can Yaman, Diletta Leotta

Can Yaman tashmë është kthyer jo vetëm në një nga aktorët më të suksesshëm, por edhe shumë të komentuar në showbizin turk sidomos për jetën e tij private.

Yaman deri më sot është përfolur për disa lidhje me personazhe të njohur, por kohët e fundit aktori preferoi që jetën private ta ruante sa më larg syrit të publikut.

Së fundmi, ai po përflitet se është në një lidhje me gazetaren  e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta. Thuhet se ata kanë nisur të takohen teksa e dimë të gjitha se sa të shpeshta janë vizitat e aktorit me origjinë shqiptare në Itali.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, teksa Diletta ka postuar së fundmi një foto nga dhoma e hotelit duke mbajtur një buqetë me lule në dorë.  Dhuratë nga Can?

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime rreth një lidhjeje mes dyshes së njohur. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Kujtojmë se në tetor, aktori u fotografua nga paparacët në shoqërinë e një vajze brune. Asokohe u tha se ajo është e dashura e tij, por vetë Can i mohoi këto zëra.

Para disa javësh është raportuar se Can Yaman do të marrë rolin e “Sandokan” në serialin e ri të producentëve italian. Sigurisht, të gjithë u bënë kuriozë të mësojnë sa do të paguhet bukuroshi me origjinë shqiptare që ka çmendur femrat në mbarë botën, ndaj mediat turke s’kanë vonuar shumë dhe na e kanë zbuluar shifrën e tij.

Sipas të huajave, aktori do të paguhet 100 mijë euro për çdo episod të ri të serialit “Sandokan”, shifër goxha e lartë që i ka lënë të gjithë me gojë hapur! Xhirimet për këtë produksion do të nisin në verë ose vjeshtën e vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat