“Bëhesha nervoze”- Ylli i Hollywood tregon vështirësitë që kishte për të komunikuar me të panjohurit: Thonin që isha njeri “i ftohtë”

Bota e Yjeve

“Bëhesha nervoze”- Ylli i Hollywood tregon vështirësitë që kishte për të komunikuar me të panjohurit: Thonin që isha njeri “i ftohtë”

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:09
Ylli i Hollywood Zendaya

Ylli i Hollywood rrëfeu në një intervistë për revistën GQ se ajo ka “luftuar” me ankthin dhe ndrojtjen përgjiatë gjithë jetës së saj.

Ndërsa kur ishte fëmijë prindërit e dërguan tek psikologu që të dilte nga “guaska” e saj.

“Me familjen dhe miqtë e mi, unë përfshihesha në cdo temë pa ndonjë arsye. Por kur bëhet fjalë për të panjohur e kam të vështirë të bisedoj,”- tregoi ajo.

Image

Më pas shtoi: “Në këtë industri duhet të mësoja sesi të bisedoja dhe mendoj se konsiderohesha si e ‘ftohtë’ pasi nuk dija vërtet si të nisja një bisedë.

Më kujtohet kur stilistja ime më tha: “Ti je e ftohtë. Njerëzit mendojnë se je e tillë sepse nuk flet”, ndërkohë që në të vërtetë isha shumë nervoze.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat