Mamaja e Gigi Hadid publikoi aksidentalisht portretin e mbesës së saj dhe tani fotoja po bën xhiron e rrjetit

Bota e Yjeve

Mamaja e Gigi Hadid publikoi aksidentalisht portretin e mbesës së saj dhe tani fotoja po bën xhiron e rrjetit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:37
Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator të vitit të kaluar dhe që prej atij momenti, janë munduar ta mbajnë të fshehtë portretin dhe emrin e vajzës.

Por, mamaja e modeles, ka publikuar gabimisht foton e parë të portretit të vogëlushes.

Yolanda ndau një foto me të voglën e Gigi-t me rastin e 57-vjetorit të saj të lindjes, ndërsa fansat kanë kapur menjëherë detajin: Portreti i bebushes dallohej në pasqyrën e vogël që qëndronte pas Yolandës.

Pasi e ka kuptuar gabimin, Yolanda e ka fshirë menjëherë këtë foto, e ka prerë dhe e ka postuar sërish, por ishte tepër vonë.

Ndërkohë, Zayn feston sot 28-vjetorin e lindjes dhe Gigi shkroi fjalët më të ëmbla për partnerin e saj, duke treguar edhe se si ka ndryshuar jeta e tyre si prindër të një vajze.

Ajo ka publikuar në Instagram dy foto. Në njërën prej tyre shfaqet përkrah Zayn me sy mbyllur dhe në tjetrën, shfaqet një ilustrim i këngëtarit me vajzën e tyre në krahë.

“Skuadra pa gjumë! Gëzuar ditëlindjen babi ynë Zaddy. Je shumë i veçantë. Të dua prej shumë kohësh, faleminderit që më bërë nënë me vajzën më të mirë. Të uroj më të mirat çdo ditë”, ka shkruar modelja përkrah fotove.

Ajo ka publikuar edhe disa pamje nga festa që ka organizuar për ditëlindjen e Zayn.

Në foto shihet se një ambient i tërë është zbukuruar me tullumbace me ngjyra të ndryshme dhe me personazhe të njohur të filmave vizatimorë.

Gjithashtu me disa lule, Gigi ka realizuar kopertinën e albumit të ri të Zayn, “Nobody Is Listening” që pritet të publikohet më 15 janar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat