Amar e zbuloi vetë për herë të parë portretin e tij

Bota e Yjeve

Amar e zbuloi vetë për herë të parë portretin e tij

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:06
Olta Gixhari

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në 22 gusht të vitit të shkuar. Aktorja solli në jetë një djalë, të cilin vendosi që ta quante Amar. Gjatë këtyre muajve Olta ka ndarë herë pas here momentet më të bukura me vogëlushin, duke ju zbukuruar ditën edhe ndjekësve të saj.

Mirëpo duke qenë se Amar është ende shumë i vogël ajo është kujdesur që gjithmonë t’ja mbulojë fytyrën, për të mos e zbuluar portretin e tij. Zakonisht Olta ka publikuar foto në profil dhe nuk kemi arritur asnjëherë ta shohim fytyrën e të voglit.

Por së fundmi Amar e ka zbuluar vetë portretin e tij, donte apo nuk donte mami Olta.

Aktorja ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë djalin. Në një moment vogëlushi kthen kokën dhe kështu për herë të parë patëm mundësinë të shihnim pak edhe nga portreti i tij. Megjithatë Olta e ka lëvizur menjëherë kamerën për të mos e lënë shumë gjatë mbi fytyrën e të voglit.

Para pak javësh aktorja publikoi për herë të parë edhe një foto me partnerin e saj, sepse gjithmonë ishte treguar shumë hermetike. Olta publikoi në InstaStory një foto ku shfaqet në Spanjë me partnerin, teksa të ulur mbi një karrocë shkëmbejnë një puthje në buzë! Aktorja nuk ia mbuloi fytyrën partnerit, duke i lejuar ndjekësit të krijonin një imazh të plotë të tij në sytë e tyre.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat