Argjentina Ramosaj vjen me poza tërheqëse nga pushimet dimërore

Bota e Yjeve

Argjentina Ramosaj vjen me poza tërheqëse nga pushimet dimërore

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:08
Argjentina Ramosaj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është duke shijuar së fundmi pushimet dimërore.

Ajo bashkë me burrin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre Noah kanë zgjedhur bjeshkët e Rugovës për të kaluar disa ditë të mira së bashku në javët e para të vitit 2021.

Disa prej momenteve më të këndshme që po kalon atje, Argjentina i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Së fundmi, këngëtarja publikoi disa fotografi artistike të realizuara në peisazhet me dëborë, ndërsa dukej mjaft tërheqëse.

E shquar për flokët e saj me volum dhe stilin e veçantë, Ramosaj në këto fotografi duket tejet atraktive, teksa pëlqimet dhe komentet e shumta nuk mungojnë.

Ajo është tejet e lidhur me natyrën, teksa i ka të shpeshta vizitat dhe pushimet në mal me familjarët e saj.

Ndërkohë sa i përket muzikës, Argjentina publikoi baladën e saj “Who am I” në fund të nëntorit të vitit të kaluar, e cila u prit mjaft mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat