Për projektin e saj të ri, Tayna ka nevojë për ndihmën tuaj!

Bota e Yjeve

Për projektin e saj të ri, Tayna ka nevojë për ndihmën tuaj!

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:25
Tayna

Vetëm 5 ditë më parë, reperja e njohur Tayna lançoi projektin e saj më të ri në bashkëpunim me artistin e famshëm L’Algerino, të titulluar “Moona”.

Në vetëm 5 ditë, kënga e tyre ka arritur 2.9 milion kikime në Youtube dhe po pëlqehet shumë nga publiku.

Kush mendoi se Tayna do të bënte pushim pas këtij projekti?

Reperja po punon për këngë të reja, siç i ka treguar ndjekësve të saj me një postim në InstaStory. Madje, Tayna ka kërkuar mendimin e fansave se çfarë kënge duhet të lançojë tashmë.

“Kënga e radhës, rep apo baladë dashurie?”- shkruan Tayna, ndaj bëni mirë të jepni mendimin tuaj.

Tayna jep shpesh në rrjete sociale mesazhe frymëzuese për fansat e saj, për të ndikuar sadopak në vlerësimin që ata kanë për veten. Së fundmi njëra nga ndjekëset e saj i ka dërguar reperes një mesazh dhe ka treguar se sa shumë ka ndryshuar pasi ka dëgjuar këngët e Taynës.

Ajo shkruan se ka pasur gjithmonë probleme me vetëbesimin dhe disa këngë, shumica të Taynës, e kanë ndihmuar të rrisë vlerësimin për veten. Fansja thotë se së fundmi ka publikuar diçka që 2 vite më parë as e mendonte që ta postonte. Tayna e ka parë këtë mesazh dhe menjëherë i ka kthyer përgjigje privatisht ndjekëses. Mirëpo më pas ajo i ka publikuar këto biseda për t’ju dhënë një mesazh të gjithë fansave të saj.

“Të gjithë kemi probleme ndonjëherë zemër. Edhe ato që konsiderohen si gratë më të bukura në botë kanë probleme. Thjesht duhet ta dish se ti je e bukur në mënyrën tënde, ti je unike dhe inteligjenca, zemra dhe shpirti yt janë ato që kanë më shumë rëndësi. Bukuria është thjesht një perceptim. Mos lejo askënd të të bëj të ndihesh keq ose e pavlerë. Ata nuk dinë asgjë”, i ka kthyer përgjigje reperja ndjekëses së saj.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat