Çfarë i ndodhi Atdheut që u largua nga “Për’puthen”?

Bota e Yjeve

Çfarë i ndodhi Atdheut që u largua nga “Për’puthen”?

Më: 29 janar 2021 Në ora: 08:15
Atdheu

Puntata e “Për’puthen” pati ngjarje që tërhoqën jo pak vëmendjen e mediave, mirëpo të gjitha gocave që e panë emisionin nga ekrani (me siguri edhe atyre brenda), i mungoi konkurrenti Atdhe Xharavina.

Për herë të parë që prej ardhjes së tij në “Për’puthen”, djali simpatik nga Gjakova nuk ishte i pranishëm në emision, gjë që bëri merak publikun.

Madje, shumë persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale për të mësuar çfarë i ka ndodhur dhe pse u largua sot nga “Për’puthen”.

Fatmirësisht për të gjitha vajzat që ‘çmenden’ pas Atdheut, ai do të kthehet sërish! Konkurrenti ka sqaruar nëpërmjet një shkrimi në story se ka pasur probleme me shëndetin (mesa duket edhe me ndjenjat) dhe premton se do të rikthehet sapo të bëhet më mirë.

“Të dashur miq! Faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time. Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm. Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha.”- ka shkruar Atdheu në InstaStory.

Image
InstaStory
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat