Tani uluni, gjeni numrin e parukieres dhe lini takim. Duhen prerë urgjent balluket

Bota e Yjeve

Tani uluni, gjeni numrin e parukieres dhe lini takim. Duhen prerë urgjent balluket

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:42
Ilustrim

Flokët janë konsideruar gjithmonë si gjysma e bukurisë për një vajzë. Ama ne jemi të mendimit se pak eksperimente nuk bëjnë asnjëherë keq, sidomos kur i shkojnë formës së fytyrës. Këtë vit ne trend janë kthyer sërish balluket e prera drejtë.

Ne jemi të bindur se nëse do i shikonit këto foto që kemi përzgjedhur do ju mbushej mendja top që prerja e ballukeve është ndryshimi që ju duhet. Frymëzimin na e dha Jonida Vokshi që ka javë që i ka prerë flokët dhe duket yll.

Nga ana tjetër kemi edhe personazhe që i kemi parë shumë shpesh me balluke, ose që kanë eksperimentuar me to vetëm për 1 rast, përshembull motrat Vjollca të cilat janë shfaqur në programet përkatëse të transformuara.

Tundim i madh, por edhe që kërkon guxim të madh. Ato që nuk e çojnë dot deri në fund, gjithsesi pa balluke nuk ngelen, vendosin paruke, si Luana ose i stilojnë si Marina.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat