Futbollisti shkodran më kërkoi … Gazetarja tregon moderatoren sportive më të mirë: Bëjnë “show”, janë të pakta prezantueset e zonja

Bota e Yjeve

Futbollisti shkodran më kërkoi … Gazetarja tregon moderatoren sportive më të mirë: Bëjnë “show”, janë të pakta prezantueset e zonja

Më: 29 janar 2021 Në ora: 14:26
Sidorela Gjoni

Gazetarja e sportit, Sidorela Gjoni është shprehur se një pjesë e mirë e kolege të saj nuk janë të zonjat në punën që bëjnë dhe nuk kuptojnë nga futbolli.

Gjatë një interviste, ajo u shpreh se një pjesë e moderatoreve sportive janë thjesht për “shoë”, ndërsa vlerësoi Vilma Mashën si më të mirën.

“Fatkeqësisht në sport janë të pakta moderatoret që marrin vesh nga futbolli dhe që janë të zonjat. Nuk kam asgjë kundra por një pjesë e mirë e tyre bën show dhe janë për show, një pjesë tjetër janë se marrin vesh nga futbolli dhe kur vijnë në stadiume kuptojnë sportin, e nuk vijnë të bëjnë selfie me fushën. Nuk do them kush janë “jashtë loje”, por kush janë në lojë. Një moderatore e zonja është Vilma Masha, e rëndësishme është të dish të flasësh në program, dhe Vilma është e zonja,”- u shpreh Sidorela Gjoni, e ftuar në “Ftesë në 5”.

Ndërsa rrëfeu edhe historinë e ngacmimit nga një futbollist shkodran, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

“Kush futbollist të ka ngacmuar dhe e ke nxjerrë jashtë loje?”- e pyeti moderatorja.

“Kur je gazetare sportive të shkruajnë, ti zgjedh kujt i përgjigjes e kujt jo. Do e them origjinën, jo emrin se është gjynah. Është futbollist nga Shkodra, tani e kam mik. E nxora jashtë loje për atë që donte ai”- u përgjigj ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat