Angelina Jolie flet për rritjen e fëmijëve pas divorcit nga Brad Pitt

Bota e Yjeve

Angelina Jolie flet për rritjen e fëmijëve pas divorcit nga Brad Pitt

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 08:53
Angelina Jolie

Aktorja e njohur, Angelina Jolie, së fundmi ka pasur rastin që të diskutojë rreth rritjes së fëmijëve të saj.

Kjo është arritur përmes një interviste me revistën prestigjioze “Vogue”, ku në kopertinën kryesore gjendet Jolie, shkruan Daily Mail.

45-vjeçarja ka thënë se përkundër që ka fëmijë, nuk është se lodhet edhe aq shumë, pasi ndihma e tyre është e mrekullueshme.

Ajo së bashku me Brad Pitt ndan gjashtë fëmijë, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

“Edhe pse kam dëshiruar shumë fëmijë, gjithmonë kam pasur dëshirë që të udhëtojë në mes të xhunglës”, është shprehur Angelina.

Ndërkaq, aktorja kishte vendosur që imazhet me veshjen elegante t’i realizojë në rezidencën e saj 25 milionë dollarëshe në Los Angeles.

Image

Theksojmë se Jolie është nën beqare që kur u nda nga Brad Pitt, pas 12 vite martesë që kishin pasur. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat