“Në fillim videoja në Youtube, tani Instagrami”, Teas i ndodh e papritura me llogaritë në rrjete sociale

Bota e Yjeve

“Në fillim videoja në Youtube, tani Instagrami”, Teas i ndodh e papritura me llogaritë në rrjete sociale

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:33
Tea

Pas skandalit të bujshëm në “Për’puthen”, shumë fansa që kishin ndjekur çiftin më të famshëm të programit, Tea-Andi, nisën të braktisnin faqet e tyre në rrjete sociale. Në vetëm pak ditë Tea humbi rreth 40 mijë ndjekës në rrjete sociale, diçka që i kushton jo pak famës së madhe që ajo mori në 5 muaj në program.

Ndërkohë më në fund ditën e sotme ajo hodhi hapin që të gjithë po prisnin prej kohësh, duke fshirë fotot që kishte me Andi Shehun nga Instagrami. Madje dy protagonistët e kësaj historie fshinë edhe foton e Giveaway-t të përbashkët.

Ndërkohë së fundmi Tea ka zbuluar se faqja e saj e Instagramit është mbyllur. Ajo ka publikuar në faqen e qenit të saj një foto, në të cilën shihet se asaj i ka ardhur një mesazh për videon që publikoi në Youtube për të treguar të vërtetën e lidhjes së saj me Beartin. Pasi videoja është bllokuar dhe fshirë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me “Instagram”-in e Teas.

“Në fillim video në Youtube, tani Instagrami! Çfarë tjetër?”, ka shkruar Tea e habitur.

Siç duket ajo nuk po e kupton se çfarë po ndodh me llogaritë e saj dhe pse duhej t’i mbyllej faqja në Instagram.

Image
Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat