“Më ofenduan dhe mallkuan”- Flet Albi Nako pasi “bullizoi” konkurrenten: Më vijnë mesazhe fyese për lëkurën e fytyrën. Uroj që hallet e shqiptarëve …

Bota e Yjeve

“Më ofenduan dhe mallkuan”- Flet Albi Nako pasi “bullizoi” konkurrenten: Më vijnë mesazhe fyese për lëkurën e fytyrën. Uroj që hallet e shqiptarëve …

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 13:41
Albi Nako

“Më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”- ishin fjalët që Albi Nako i drejtoi një 40-vjeçareje në programin “Just Dance”.

Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga publiku, i cili i është kthyer kundër koreografit duke i konsideruar fjalët e tij si “bullizëm” ndaj konkurrentes, Bela.

Pas reagimeve të ashpra të publikut, koreografi dhe balerini i njohur vendosi që të sqarojë komentin, duke thënë se ishte një marrëveshje mes tij dhe konkurrentes, në mënyrë që ta promovonte.

“I thashë do të them një batutë të tillë, dhe do më kthesh këtë përgjigje, ishte marrëveshje por pa e ditur që do kishte një reagim kaq skandaloz”- u shpreh Albi Nako, i cili shtoi se pas kësaj mori mesazhe ofenduese, si edhe mallkime, duke u kthyer nga “bullizues” në “i bullizuar”.

“Prisja që do kishte reagim, por nuk më shkonte mendja kurrë që batuta e imja karshi asaj konkurrenteje do ishte ‘galaktike’. U ndesha me një sërë ofendimesh, nuk më bënë përshtypje ofendimet por mallkimet. Kam marrë mesazhe nga më ndryshmet, u mërzita dhe thashë si ka mundësi që të ketë kaq shumë urrejtje shqiptari ndaj shqiptarit. U bullizova deri në ekstrem, vazhdojnë akoma të më vijnë mesazhe. Unë Belës doja ti bëja një promo, është vajzë e vuajtur dhe e pa përkrahur. I thashë do të them një batutë të tillë, dhe do më kthesh këtë përgjigje, ishte marrëveshje por pa e ditur që do kishte një reagim kaq skandaloz,”– tha koreografi në “Wake Up”.

Ai theksoi se kur hedh foto apo video në rrjetet sociale, ndjekësit i dërgojnë mesazhe fyese për pamjen e tij, lëkurën dhe fytyrën.

Por shtoi se për të s’ka rëndësi pamja estetike.

“Nëse hedh video ose foto vijnë mesazhe fyese kundrejt figurës sime, por edhe kundrejt pamjes sime. Historikisht njerëzit janë kapur me lëkurën dhe fytyrën time. Nuk e quaj fatkeqësi që nuk kam një lëkurë të “filtruar”, s’ka rëndësi si pamje estetike, jo po e ke fytyrën sikur me pa hënë nga teleskopi, jo ashtu. Gjithsesi këto jemi”- u shpreh Albi Nako.

Ndërsa kishte edhe një urim për shqiptarët: “Fatkeqësia më e madhe është kur i sheh gjërat nga vrima e çelësit pa e ditur panoramikën dhe si ka ndodhur një situatë. Uroj që hallet e shqiptarëve të jenë tek batutat dhe fytyra ime.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat