U arrestua për drogë, flet Shpat Kasapi sërish pas dy muajsh

Bota e Yjeve

U arrestua për drogë, flet Shpat Kasapi sërish pas dy muajsh

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, është deklaruar rreth kapjes me substancë narkotike, gjë për të cilën u raportua në fund të dhjetorit 2020.

Së fundmi përmes rrjetit social, Instagram, Shpati u pyet nga ndjekësit e tij se a merret me drogë.

“A është e vërtetë që merresh me drogë?”, është pyetja e ndjekësit të cilës këngëtari nuk la pa iu përgjigjur.

Image

“Ata që meren me këtë pjesë të tjerë janë e jo unë, por nuk merrem me shpifje e kam parim të jetës”, u shpreh këngëtari.

Shpat Kasapi u kap me drogë në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të ‘SP PLANET’ në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave atje, bëhej me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat