Xhesika Ndoja: Jeta ime më shumë se një përrallë, si jam ngritur pas situatave të vështira në dashuri e në jetë

Bota e Yjeve

Xhesika Ndoja: Jeta ime më shumë se një përrallë, si jam ngritur pas situatave të vështira në dashuri e në jetë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:18
Xhesika Ndoja

Xhesika Ndoja, e cila krahas muzikës tashmë i është futur edhe biznesit, nëpërmjet mesazheve të fundit në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer jo pak herë në dashuri dhe marrëdhënie të tjera, por ka gjetur mënyrat për t’ia dalë.

“Jeta ime ishte më shumë se një përrallë. Kam pasur edhe unë momente të vështira, por për çdo vështirësi që kam jetuar, në fund kam marrë një çmim”, është statusi që ajo ka ndarë me ndjekësit duke dhënë shembullin e saj se si është shëruar pas çdo zhgënjimi dashurie apo si është ngritur në këmbë pas çdo vështirësie që ka kaluar në jetë.

Në një tjetër postim ku shfaqet duke tymosur një cigare ndërsa ekspozon dekoltenë, Xhesika shkruan: “Buzëqesh ose do të ngrohësh zemrën e të tjerëve, ose do t’u acarosh nervat të tjerëve. Në të dyja rastet, ti del e fituar!”

E nisur nga ata që e rrethojnë dhe problemi me njerëzit që hyn në marrëdhënie, ajo thotë: “Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të mos kërkojnë në jetën time…!”.

Xhesika, e cila nuk ndalon së realizuari edhe foto të reja, siç ishin ato “hot” në periudhë izolimi nga koronavirusi, me anë të një poze ku shfaqej me të brendshme, pak kohë më parë bëri një status pothuaj me pullë të kuqe, referuar organit të saj gjenital: “Më mirë e mbaj vetë, sesa me ua besu të tjerëve”, duke vendosur emojin e pjeshkës, që dihet çfarë simbolizon në zhargonin e rrugës.

Xhesika theu karantinën vitin e kaluar për të realizuar një set fotosh seksi me të brendshme, ndërkohë që shkaktoi debat mes ndjekësve, të cilët u surprizuan nga deklarata e saj, pasi e përkthyen si vendim për të hequr dorë nga seksi dhe marrëdhëniet që s’të çojnë askund, pasi është zhgënjyer.

Në foton e postuar binin në sy tatuazhet, siç është shprehja që ka gdhendur në trup: “Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin” dhe një trëndafil i madh në pjesën e kofshës.

Në fotot e saj, Xhesika shfaq anën e saj ekstravagante, ndryshe nga disa kohë më parë, ku realizoi një set pozash sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe. Fotot e mëparshme të realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinë projekteve të reja muzikore të saj, njërin prej të cilëve sapo e ka publikuar, klipi me titullin “Dashni”.

Ky projekt i ri erdhi pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”. Në një nga momentet e klipit të mëparshëm, ajo shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi. Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë për të rritur, nëse i referohemi edhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës.

Kështu, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta. Por me klipin e ri “Dashni” ndodhi ndryshe. Dy vite pas ndarjes nga i dashuri pasanik, u fol se asaj i ishte rikthyer sërish besimi në dashuri. U tha se Xhesika kishte nisur një histori të re që i dedikoi këtë këngë, histori që këtë herë e mbajti sekret.

Kjo lidhje zgjati pak dhe Xhesika e prezantoi sërish veten single. Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra” dhe më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin.

Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin se bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro. Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguronte gjithë ato para. Për të gjithë kureshtarët, Xhesika kishte një sqarim ironik se, në fakt, po numëronte kartëmonedhat euro për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit.

Sa i përket historisë që mori fund para tre vitesh, ajo ishte një histori që sipas mediave zgjati sa një muaj mjalti. Vetë Xhesika nuk dha asnjë intervistë apo detaj se ku ishte njohur me personin në fjalë, të cilin e prezantoi edhe me fytyrë në rrjetet sociale, por jo me emër. Nuk dihej nëse kjo lidhje dashurie ishte edhe arsyeja e vendosjes së saj në Vjenë në atë periudhë, nga ku postonte shpesh foto, duke u argëtuar me partnerin. Vetëm pak ditë pasi ajo postoi fotot nga festa e ditëlindjes së saj (një festë surprizë nga i dashuri), u pa se gjërat ndryshuan mes tyre.

Xhesika i fshiu të gjitha fotot, duke zhdukur çdo gjurmë në “Instagram” dhe “Facebook” me të, veprim që la të kuptohej se “dashuria e zjarrtë” mes tyre kishte marrë fund. Nuk dihej nëse xhelozia apo ndonjë konflikt mes tyre e çoi marrëdhënien drejt fundit, pasi Xhesika nga ana e saj dukej që kishte gjetur të dashurin ideal, me të cilin madje po bënte plane të kalonte jetën.

Më pas në klipin e ri “Dashni”, ajo shfaqej e veshur deri në grykë, duke u prezantuar serioze këtë herë, edhe pse në kulmin e verës. Nuk dihet se kush është djali që e ka zhgënjyer, pasi për shkak të izolimit nga pandemia, edhe daljet i ka pasur të kufizuara. Ndërkohë, në një intervistë të fundit, pyetjes: “Çfarë është lumturia absolute”, ajo iu përgjigj: “Lumturia për mua është shëndeti, pasi nëse kemi shëndetin, pjesa tjetër është lumturi që arrihet me punë dhe vullnet”.

Virtyti që vlerëson më shumë te një mashkull? “Te një mashkull vlerësoj burrërinë, të jetë burrë me plot gojën në secilën pikëpamje, pasi jam femër vetë dhe kam më shumë burrëri sesa 60% të meshkujve që mendojnë se janë të tillë sot”.

E çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë? “Gjëja që pendohem më shumë është fakti që jam tip që fal dashuri shumë, edhe te njerëzit që s’e meritojnë apo që s’dinë ç’do të thotë të falësh pozitivitet, por sërish them që pikërisht këta lloj njerëzish kanë nevojë për një psikologe si unë (qesh)”, është shprehur ajo.

33-vjeçarje ka një vajzë, një biznes, disa këngë e disa skandale, një film e një biznes, por jo partner për momentin. Bilanci i jetës së Xhesika Ndojës ka dhe aksionin brenda, ndaj kjo ishte arsyeja pse e pranoi rolin e parë në kinema, si aktore në filmin “Gjurmë pa shenjë”. Pasi realizoi klipin “S’ta fali”, ka vendosur të bëjë pak pushim, për t’u rikthyer më një projekt të mirëmenduar. Për jetën e saj para dhe pas kamerave dhe lojën si aktore, Xhesika ka folur në një intervistë për “Panorama Plus”.

“Xhirimet e filmit ‘Gjurmë pa shenjë’ ka qenë dëshira e Maxit, pra, regjisorit dhe kryesorit të filmit dhe me kënaqësi e pranova, pasi edhe vetë u binda që ia vlente. Ishte një histori që më goditi kur lexova skenarin. Dhe ndaj vendosa, duke qenë se në shumë filma më kanë kërkuar të luaj si aktore, por nuk kam pranuar. Unë luaj rolin e dëshmitares së një martese, ku në fund unë përfshihem edhe në një skenë aksioni, që s’dua ta zbuloj”, tha ajo.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat