“Nuk ka pse të jetë kështu”- Pas Leonaro DiCaprio-s, këngëtarja me famë botërore kundër vendimit të qeverisë për hidrocentralet në lumin Vjosë

Bota e Yjeve

“Nuk ka pse të jetë kështu”- Pas Leonaro DiCaprio-s, këngëtarja me famë botërore kundër vendimit të qeverisë për hidrocentralet në lumin Vjosë

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 00:21
Ellie Goulding

Pak kohë më parë, aktori i famshëm i Hollywood-it reagoi kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, për të cilin  shkruante se është një ndër lumenjtë e fundit të egër në Evropë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, ka reaguar edhe këngëtarja me famë botërore, Ellie Goulding, në mbrojtje të lumit Vjosa.

Ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video me pamje të shkëputura nga Vjosa dhe protestat që janë organizuar për mbrojtjen e lumit.

“Gjithçka që bëjmë ka ndikim tek njerëzit dhe planeti. Industria e veshjes është ndër abuzuesit dhe ndotësit më të këqij që shkakton krizën klimaterike.

“Patagonia Europe” ka për qëllim që të përdorë burimet e tyre, zërin dhe biznesin e tyre për të bërë diçka në lidhje me krizën tonë të klimës.

Gjithashtu ka përdorur zërin e saj në filmin “Blue Heart”, që synon të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik.

Gadishullit Ballkanik është shtëpia e disa prej lumenjve të fundit të egër në Evropë, që janë nën kërcënim nga më shumë se 3.000 projekte hidrocentralesh, të cilat do të shkatërronin jo vetëm zonat e gjera natyrore të paprekura më parë, por edhe kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit”- shkroi këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat