Afërdita zgjedh fjalët më të mira për ta uruar bashkëshortin me rastin e ditëlindjes

Bota e Yjeve

Afërdita zgjedh fjalët më të mira për ta uruar bashkëshortin me rastin e ditëlindjes

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub Kindl

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj ditën e sotme ka një datë të rëndësishme.

Bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl me këtë datë feston ditëlindjen, ndërsa me këtë rast ajo zgjodhi fjalët më të mira për të.

Afërdita publikoi imazhe të shkrepura ndër vite, në momente të ndryshme, ndërsa nuk munguan fjalët e ëmbla.

“Nëse do i kisha edhe 100 vjet për të jetuar, do të të zgjedhja ty”, ka shkruar ajo në një postim.

Teksa e quan partnerin shokun e saj më të mirë, Afërdita shkruan “Urime ditëlindje dashuria ime e përhershme”.

“Le të festojmë për ty, i dashuri ynë dhe më e mira po vjen për ne…Mezi pres të të shoh si baba. Urime ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Afërdita në postimin tjetër.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat