“Kam qenë viktimë e bullizmit!”- Afrona Dika flet për vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri pas ndarjes nga jeta të modeles gjermane

Bota e Yjeve

“Kam qenë viktimë e bullizmit!”- Afrona Dika flet për vështirësitë që ka kaluar në fëmijëri pas ndarjes nga jeta të modeles gjermane

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 12:59
Afrona Dika

Pas Ardjan Bujupit, edhe Afrona Dika reagoi dje për ndarjen nga jeta të modeles gjermane, Kasia Lenhardt.

Bashkëshortja e Blero Muharremit u bëri thirrje njerëzve që të ndalojnë së bullizuari të tjerët, ndërsa zbuloi se ajo vetë ka qenë e bullizuar në fëmijëri.

Megjithatë, situatat e vështira që ka kaluar e kanë bërë edhe më të fortë dhe njeriun që është sot.

Image

“Ndaloni së bullizuari!!! Unë kam qenë vetë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam përjetuar shumë situata që më kanë bërë tani më të fortë. Unë jam kështu siç jam sot, bashkë me plagët e mia.

Jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë. Ka shumë momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për t’ia dalë mbanë. Jini të fortë dhe gjithmonë jini të vërtetë me veten tuaj në jetë dhe gjithmonë keni për ta dashur veten”, shkroi Afrona.

Image

Ndërsa Ardian Bujupi zbuloi se kishte qenë në kontakt me modelen gjermane prej disa ditësh, sepse ajo do të ishte pjesë e videoklipit të tij të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat