I rikthehet kanceri në vezore, bashkëshortja e Iker Casillas shtrohet në spital dhe operohet. Ja gjendja e saj

Bota e Yjeve

I rikthehet kanceri në vezore, bashkëshortja e Iker Casillas shtrohet në spital dhe operohet. Ja gjendja e saj

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:33
Sara Carbonero

Bashkëshortja e Iker Casillas është shtruar në spital, pasi iu është rikthyer kanceri.

Gazetarja sportive dhe modelja e njohur, Sara Carbonero u shtrua në një spital privat në qytetin spanjoll të Pamplona vetëm dy ditë pasi festoi 37 vjetorin e lindjes.

The Sun raporton se Carbonero, pas shtrimit në spital, u operua për kancerin e vezoreve.

Burime pranë gazetares thanë se ajo është mirë dhe mezi pret të rikthehet në jetën e saj të përditshme, nëse gjërat shkojnë siç duhet.

Sara Carbonero zbuloi në maj të vitit 2019 se ishte operuar për kancerin e vezoreve.

37-vjeçarja, e cila ka dy fëmijë me Iker, ende nuk ka bërë një koment zyrtar.

Pasi bashkëshortja e tij u diagnostikua me kacer, Casillas u tërhoq nga futbolli.

Ai dhe Sara u martuan në mars 2016 tre muaj para lindjes së fëmijës së tyre të dytë Lucas.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat