Pasi u mahnitën nga fotoja e pak ditëve më parë, tani fansat inatosen me Kendall

Bota e Yjeve

Pasi u mahnitën nga fotoja e pak ditëve më parë, tani fansat inatosen me Kendall

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 08:19
Kendall Jenner

Kendall Jenner publikoi një foto nga seti i fundit me motrat e saj për koleksionin e ‘Shën Valentinit’ të të brendshmeve të Kim dhe fansat u çmenden pas saj. Fiziku i supermodeles dukej perfekt, madje nxiti shumë persona të kenë probleme me veten dhe fizikun e tyre.

Aq shumë komente pati sa Kendall i dedikoi fansave një postim ku shkruante se nuk duhet të bëjnë krahasime dhe se ajo ka ditë të këqija njësoj si ata.

Por gjejeni çfarë është zbuluar së fundmi? Fotoja ka ‘pak fare’ photoshop!

Faqja ‘Problematic Fame’ ka publikuar prova që tregojnë se Kendall i ka edituar edhe fotot edhe videot. Kërthiza, barku shumë i sheshtë dhe zona bikini janë pikat kyç ku faqja ka mbështetur opinionin e saj.

Kaq mjaftoi që fotot të shpërndahen dhe fansat të reagojnë të inatosur për mesazhin që supermodelja përcjell dhe për dëmin që ka shkaktuar tek shumë fansa të saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat