Irma Libohova na jep recetën e gëzimit: Sa më shumë ngjyra

Bota e Yjeve

Irma Libohova na jep recetën e gëzimit: Sa më shumë ngjyra

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:39
Irma Libohova

Një detaj të bie në sy sapo bën një xhiron në ‘Instagramin’ e saj. Ngjyrat, që i gjen edhe në ditë me diell edhe në ditë me shi. Nuk dimë sa të tjerë gëzojnë të njëjtin stil po aq unik sa është vetë ajo, por duket qartazi se eleganca dhe zgjedhjet e saj dallojnë.

Po flasim për artisten Irma Libohova e cila nuk i kursen fustanet me ngjyra, të gjerë e shumë shik në cdo ditë pa u kondicionuar aspak nga moti.

Irma nuk harron asnjë detaj tek veshja e saj dhe kur flasim për detaje shohim këtu jo vetëm këpucët apo syzet e diellit, por edhe flokët, aksesorët në duar apo qafë, apo dhe gërshtetat pas kokës.

Kështu Libohova ka krijuar një stil unik dhe tejet identifikues të sajin sa zor ta ngatërroni.

Madje jemi të bindur, se nëse do të shihni një njeri me futsanin e gjerë, syzet vendosur e madje dhe maskën, të cilën e ka bërë pjesë të stilit të saj, do të nxitoni të pohoni se sapo keni parë Irmën po aq elegante, në formë dhe me ngjyra sa s’mund ta ngatërronit në asnjë lloj mënyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat