Luana Vjollca i rikthehet punës dhe bën gati surprizën e madhe për fansat

Bota e Yjeve

Luana Vjollca i rikthehet punës dhe bën gati surprizën e madhe për fansat

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:52
Luana Vjollca

Luana Vjollca udhëtoi disa ditë më parë drejt Duabit, ku përjetoi disa eksperienca shumë unike. Ajo u zhyt në det dhe pa nga afër gjithë jetën nënujore. Po ashtu gjatë këtyre pushimeve ajo provoi edhe çmendurinë më të madhe të jetës.

Moderatorja u hodh nga një ndërtesë shumë e lartë, gjë që i fali emocione e adrenalinë pafund. Luana ndau me ndjekësit e saj çdo hap të kësaj eksperience dhe përkrah videove të postuara në Instagram shkroi: “Luanët nuk kanë frikë”.

Gjithashtu ajo povoi të shëtiste nëpër shkretëtirë me një makinë, që rrugës u shkatërrua.

“Gjithcka po shkonte për mrekulli, derisa shkatërrova makinën time të kuqe mes shkretëtirës dhe përfundova me blunë, të cilës s’më lanë t’i jepja më”, shkroi Luana përkrah një postimi.

Mirëpo koha e pushimeve mbaroi dhe Luana i është rikthyer punës, që aq shumë e do. Moderatorja ka treguar se ka udhëtuar sot drejt Prishtinës për të regjistruar një këngë të re. Ajo ka publikuar disa foto nga studioja muzikore dhe ka zbuluar se ka gati një këngë, që i përket rrymës së preferuar muzikore.

“Sapo realizova këngën me rrymën që unë vërtetë e dua!”, shkruan Luana përkrah një fotografie.

Kujotjmë se gjatë vitit 2020 Luana publikoi dy këngë, “Pa panik” dhe “Locos” në bashkëpunim me Jay Santos.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat