“Gëzuar o shpirti i bukur dhe i rrallë!”- Marsela Çibukaj i uron ditëlindjen partnerit me këtë video të ëmbël ku shfaqen në momente intime

Bota e Yjeve

“Gëzuar o shpirti i bukur dhe i rrallë!”- Marsela Çibukaj i uron ditëlindjen partnerit me këtë video të ëmbël ku shfaqen në momente intime

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:07
Marsela Çibukaj

Vitmar Basha, partneri i këngëtares Marsela Çibukaj, feston sot ditëlindjen.

Me këtë rast, Marsela ka zgjedhur të publikojë në llogarinë e saj në Instagram një video shumë romantike të tyre.

Ajo ka shkëputur disa momente nga festa e ditëlindjes së Vitmarit, ku shihen duke shkëmbyer puthje të ëmbla me njëri-tjetrin.

”Një mijë fjalë, një mijë puthje, nuk do mjaftonin për të të treguar sa dashni ka kjo zemra ime për ty, për ty që je gjithçka për mua Vitmar Basha. Gëzuar ditëlindjen o shpirt i bukur dhe i rrallë. Të dua pafund”, shkroi këngëtarja krahas videos.

Dyshja është njohur para tetë vitesh dhe në 2020-ën kishin planifikuar të martoheshin, por koronavirusi nuk e bëri të mundur këtë gjë.

Artistja ka shprehur edhe dëshirën për t’u bërë nënë e për të sjellë në jetë një fëmijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat