“Nuk merrja dot frymë, më dukej sikur …”- Ish-banorja e “Big Brother” rrëfen tmerrin e përjetuar kur humbi fëmijën: E ndienim që s’do e kishim beben

Bota e Yjeve

“Nuk merrja dot frymë, më dukej sikur …”- Ish-banorja e “Big Brother” rrëfen tmerrin e përjetuar kur humbi fëmijën: E ndienim që s’do e kishim beben

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 21:03
Gerta Shino

Që pas daljes nga reality show “Big Brother”, Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media e në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka ndarë një lajm shumë të hidhur me ndjekësit.

Gerta ka treguar se me datë 14 shkurt ka zbuluar se ishte 5 javëshe shtatzënë, por fatkeqësisht e ka humbur fëmijën. Ajo ka rrëfyer se bebja e saj ndodhej jashtë mitre dhe nëse nuk e hiqte rrezikonte jetën.

“Unë isha shtatzënë, por e humba fëmijën. Nuk ka qenë një abort me dëshirë normalisht, ka qenë pa dëshirën time, ka qenë i detyruar sepse nëse nuk e bëja, do të humbisja jetën. Ka qenë një gjë që nuk e kisha në dorë dhe nuk mund ta shpëtoja, as unë, asnjë tjetër. Fëmija ishte jashtë mitre dhe unë kisha shumë pak kohë që e kisha marrë vesh. E kam marr vesh që isha shtatzënë me datë 14 shkurt. Bera testin dhe doli pozitiv. Unë dhe Florenti e ndjenim që nuk do ta kishim beben.

Image

Unë isha 5-javëshe. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, por e çuditshme. Kalova një javë të bukur sepse bëja plane me Florentin për beben. Bënim plane për familjen tonë. Isha shumë e lumtur, por nuk ishte e shkruar. Pas një jave që mora lajmin, u bëra ekstremisht keq.

U ndjeva shumë keq, më ra gati të fiktë, kisha shumë djersitja. Nuk kisha dhimbje barku, nuk e dyshova se mund të ishte fëmija. Krizat sa vinin dhe forcoheshin dhe thosha do vdes. Nuk kisha forcë për asgjë, isha ulur dhe vetëm rënkoja. Florenti ishte në punë. Kur e pashë që s’kisha zgjidhje, mora një ilaç, e piva. Kam kaluar katër orët më të tmerrshme të jetës sime.

Nuk merrja dot fryme, më dukej sikur po më thernin. Më binte të fikët, çohesha prapë, të gjitha këto vetëm me një dritare të hapur. Po dridhesha. Kur erdhi Florenti, shkuam në spital. Më kanë mbajtur në urgjencë deri në tre të mëngjesit. Kam ndenjur katër orë kot aty se nuk e dinin se ca kisha. Ju thashë më coni te gjinekologia, se doja ta dija si është bebja.

Image

Doja të sigurohesha që ishte mirë. Kur shkova te gjinekologia doli që barku im ishte i mbushur plot me gjak, kur e pashë tek ekrani që nuk dukej asnjë bebe. I thashë ku është bebi? Më tha nuk e shikoj fare. Bëri një kontroll tjetër dhe më tha që bebja është jashtë mitre, u shokova. E dija që nuk kishte shpëtim. Ishte gjallë, nuk kishte vdekur.

Nga kjo u ndjeva akoma më keq sepse e dija që bebja ishte gjallë dhe duhej ta hiqnim dhe ta vdisnim, sepse ai aty nuk rritej dot kurrë jashtë mitre. Nuk do ta merrte kurrë ushqimin. Po ndihesha egoiste, se do jetoja unë, por ai jo. Më futën në operacion, më tha doktoresha nëse nuk futesh do të vdesësh se gjithë hemorragjia që ke në bark do të shpërthejë në gjithë trupin. Operacioni zgjati një orë.

Image

Doktoresha më tha që arsyeja pse fëmija ishte jashtë mitre, ishte sepse tubi i majtë i mitrës sime ishte i bllokuar. Ndihem shumë në faj se më duket sikur trupi im e vrau fëmijën. Sikur trupi im nuk e mbante dot një fëmijë. Sikur dështova në mbajtjen e një bebeje. Sikur nuk ia kam ushtruar kushtet që të jetojë, por e kam lënë në një cep”, rrëfeu ajo e prekur dhe mes lotësh.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat