Konflikte me drejtuesit? Nga martesa tek arsyeja e largimit nga “Portokalli” rrëfehet Eneda Tarifa: Ka ardhur një kohë që …

Bota e Yjeve

Konflikte me drejtuesit? Nga martesa tek arsyeja e largimit nga “Portokalli” rrëfehet Eneda Tarifa: Ka ardhur një kohë që …

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:47
Eneda Tarifa

Eneda Tarifa u rikthye për të moderuar “Portokalli”, pas katër vitesh shkëputje, por qëndrimi i saj nuk zgjati shumë.

Pas prezantoi spektaklin e humorit për vetëm një sezon, këngëtarja njoftoi tërheqjen e saj nga “Portokalli”.

U aludua se Eneda Tarifa vendosi të largohet pas konflikteve me drejtuesit e këtij spektakli, por në një intervistë për “Why Not”, ajo u shpreh se mori këtë vendim për tu fokusuar në projektet e saj muzikore.

Këngëtarja theksoi se televizioni ka ndërhyrë mes saj dhe muzikës, ndaj mendon se ka ardhur koha t’i përkushtohet këngës, duke pasuruar repertorin, “pasi ky është profesioni i saj dhe nuk do e linte për asnjë moment.”

“Kam nxjerrë një status para disa ditësh për largimin tim nga Portokallia sepse dua të merrem me gjërat që dua unë dhe me gjëra të cilat i prodhoj unë. Ka ardhur një kohë që duhet të japësh atë që merr dhe akumulon gjatë viteve. Mendoj se duhet ti përkushtohem pak më shumë këngës dhe e kam detyrim që ti përkushtoj këngës atë kohë të munguar që unë kam qenë midis televizionit dhe muzikës dhe gjithmonë më ka hyrë në mes televizioni. Unë duhet të pasuroj repertorin tim me këngë sepse ky është profesioni im dhe nuk do ta lija asnjë moment.

Meqenëse koha erdhi e tillë që nuk ka koncerte dhe aktivitete live të cilat të marrin kohë, të marrin orë nate dhe të lodhin prandaj është koha më e mirë për të prodhuar”– tha ajo.

Eneda Tarifa foli edhe për jetën private, duke u shpreh se pas divorcit nuk i thotë “Jo” martesës, nëse “dashuria e madhe i vjen nga qielli”.

Ndërsa theksoi se nuk i pëlqen të lidhet me një mashkull më të ri se vetja, pasi nuk do arrite ta plotësonte në jetën që bën.

“Nuk do lidhesha me dikë më të ri. Nuk mendoj se do më plotësonte jetën që bëj. Martesa vjen si fryt i dashurisë së madhe, dhe nëse vjen nga qielli kjo dashuria e madhe patjetër”,- u shpreh këngëtarja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat