Mori avionin në mes të pandemisë nga Italia në Shqipëria, ish-e dashuria e Rinianit ngre dyshimet

Bota e Yjeve

Mori avionin në mes të pandemisë nga Italia në Shqipëria, ish-e dashuria e Rinianit ngre dyshimet

Më: 4 mars 2021 Në ora: 15:24
Marsela, Riniani

Konkurrenti i “Për’puthen”, Riniani, ka zbuluar që në fillim se ka një marrëdhënie të mirë me ish-partneren e tij, me të cilën ka qëndruar tetë vite. Madje Marsela ishte pak ditë më parë në një lidhje “Skype” me emisionin “Për’puthen”, ku u shpreh se kanë përjetuar një histori shumë të bukur dashurie.

Bukuroshja u shpreh se Rinianin e do shumë, por që nuk e dashuron. Ajo shtoi se nëse do ta dashuronte, nuk do ta kishte lënë t’i ikte. Në fundmi, Marsela tha se mes tyre tani ekziston vetëm miqësi.

Ndërsa një ditë më parë opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçja, ka zbuluar se ish-e dashura e konkurrentit ndodhet në Tiranë. Madje ai ka hedhur edhe dyshime në lidhje me ardhjen e saj nga Italia në Shqipëri.

“Rinian kjo e paska suportin me kosto të lartë nga Italia në Shqipëri, të jetë vetëm suporti ai që e bëri të marrë avionin në mes në pandemisë nga Italia në Shqipëri?”, shkruan Meridiani.

Nga ana tjetër, Riniani ende nuk ka reaguar, edhe pse opinionisti i njohur e ka etiketuar në postimin e tij.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat